Henry nuk i ndal kritikat ndaj Mbappes, i dërgon edhe një mesazh
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, thotë se forma aktuale e sulmuesit të Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk mund të jetë më e keqe.
Mbappe dhe Reali po goditen pas humbjes së mbrëmshme në shtëpi në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit.
Në rolin e ekspertit, Henry tha për francezin e tij: “Ai do të përmirësohet, sepse nuk mund të ishte më keq”.
“Për mua puna e tij është e pamjaftueshme. Është pothuajse gjithmonë (Jude) Bellingham ai që përpiqet të bëjë përpjekje”.
“Përpiquni ta bëni ekipin të luajë, ju dëshironi të fitoni. Është ai që përpiqet të thyejë linjat. E di që Mbappe nuk është qendërsulmues dhe nuk i pëlqen ky rol. Por a mendoni se Bellinghamit i pëlqen të bëjë këto vrapime?
Jo, ai e bën këtë sepse ka dëshirën dhe vullnetin për ta bërë këtë”, ka shtuar më tej Henry. /telegrafi