Alonso për rikthimin në “Anfield”: Ndjenjë e veçantë
Ndeshje e veçantë e pret Xabi Alonson sonte në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e tij, Bayer Leverkusenit do të luajë në Anfield kundër Liverpoolit në mbrëmjen e sotme.
Alonso, ka folur edhe për kthimin e tij në Liverpool ku ka qenë më parë edhe pjesë e kësaj skuadre, si edhe ka folur rreth zërave që e lidhnin me Liverpoolin në mars.
“Ndihem mirë të rikthehem pas disa vjetësh. Është gjithmonë e veçantë”. “Unë e dua këtë qytet dhe është fantastike të jesh këtu, të shohësh se si Liverpooli po zhvillohet si klub”.
“Pashë zërat që më lidhnin për të zëvendësuar Kloppin, por në atë kohë isha i fokusuar në fitimin e ligës. Ne po punonim vetëm për këtë, nuk kam negociuar me klubet”, tha Alonso.
Kujtojmë se Liverpooli, pret Bayer Leverkusenin në “Anfield” në ndeshjen e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet në orën 21:00.