Roma në krizë të thellë, mposhtet edhe nga Verona

Roma në krizë të thellë, mposhtet edhe nga Verona

Sport November 03, 2024 - 20:14

Roma është mposhtur në udhëtim te Hellas Verona me rezultat 3-2 duke konfirmuar krizën e madhe që po kalon klubi kryeqytetas. 

Vendasit kanë gjetur shpejt golin e epërsisë, kur në minutën e 13-të realizoi Tengstedt për të kaluar Veronën në epërsi 1-0.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati më shumë se 15 minuta, pasi në minutën e 28-të ishte Matias Soule që realizoi nga afërsia pas asistimit nga Zalewski për 1-1.

Edhe barazimi i kryeqytetasve nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta, pasi Verona riktheu epërsinë duke shënuar Magnani për 21.

Me epërsinë e ngushtë të skuadrës vendase 2-1 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa  e dytë nisi më mirë për Romën, që barazoi shifrat menjëherë me anë të Artem Dovbyk i cili realizoi nga afërsia për 2-2 në minutën e 53-të.

Por kur pritej goli i tretë nga Roma, ndodhi e kundërta pasi vendasit me një kundërsulm të shpejtë realizuan për 3-2 në minutën e 88-të me anë të Harrouit.

Deri në fund më gola nuk pati, por një karton i kuq po për vendasit ku u përjashtua nga loja Livramento pas një ndërhyrje të tmerrshme të tij ndaj El Shaarawyt.

Gjithsesi Verona mbajti epërsinë dhe ndali tre pikët në shtëpi duke mposhtur Romën e zhytur në krizë.

Roma mbetet në vendin e 11-të në tabelë me vetëm 13 pikë, derisa Verona një pozitë më poshtë me një pikë më pak. /Telegrafi