Raphinha flet Viniciusin dhe abuzimet raciste që i mori ai, Yamali dhe Fati në El Clasico

Raphinha flet Viniciusin dhe abuzimet raciste që i mori ai, Yamali dhe Fati në El Clasico

Sport November 03, 2024 - 12:58

Përballja e fundjavës së kaluar në El Clasico, e cila u fitua 4-0 nga Barcelona, nuk kaloi edhe si duhet, pasi ndeshja e madhe u dëmtua nga rasti i fundit i abuzimit racist në futbollin spanjoll.

Lamine Yamal, Raphinha dhe Ansu Fati, u raportua se ishin në shënjestër të një numri të vogël tifozësh të Real Madridit në “Santiago Bernabeu” dhe çështja tani është duke u hetuar.

Duke folur për El Pais , Raphinha tregoi përvojën e tij të incidentit dhe gjithashtu shpjegoi pse ai dhe shokët e tij të Barcelonës nuk raportuan se ishin abuzuar në atë kohë.

“Ne kemi folur tashmë për këtë, secili person është i ndryshëm. Sigurisht që ju shqetëson, ne po bëjmë punën tonë. E dimë që tifozët e ekipit tjetër mund të përpiqen të bëjnë gjithçka që gjërat të mos ju shkojnë mirë dhe ne duhet të jemi të përqendruar, por kur ata ju shajnë dhe ato ofendime i çojnë diku tjetër, është më e ndërlikuar”.

“Unë fola me Ansu (Fati) më pas dhe ai na tregoi se çfarë kishte ndodhur me të. Ai ishte më i mërzituri. Me Laminen i dëgjuam, por nuk e kuptonim saktësisht se çfarë po na thoshin. Por Ansu e kuptoi. Pas ndeshjes, shikuam videot dhe aty kuptuam se çfarë na kishin thënë”, deklaroi braziliani.

Vinicius Junior ka qenë shpesh në shënjestër të abuzimeve raciste, dhe përgjigja e tij ndaj kësaj ka marrë shpesh reagime. Raphinha i doli në mbrojtje të shokut të tij të kombëtares braziliane.

“Sigurisht që e kuptoj. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në fëmijërinë e tij. Nuk i dimë gjërat që ka dëgjuar kur ka qenë i vogël. Këto gjëra i shtyjnë njerëzit në kufirin e tyre dhe kjo e shqetëson shumë”. “Vinicius është një djalë shumë i qeshur, ai gjithmonë bën shaka. E vetmja çështje që e shqetëson shumë është kjo, e kuptoj zemërimin e tij. Por unë nuk jam në situatën e tij, kështu që nuk mund t’i them se çfarë do të bëja në vend të kësaj”, deklaroi Raphihna. /telegrafi