Asllani ende s’është rikuperuar 100% nga lëndimi
Sport
November 02, 2024 - 17:06
Interi ka stërvitur të shtunën në mëngjes në prag të ndeshjes me Venezian, që luhet të dielën nga ora 20:45, e që i takon xhiros së 11-të të Serie A.
Por sipas mediumit italian, “Tuttomercatoëeb”, Kristjan Asllani nuk do të jetë i gatshëm për lojë sepse ende nuk është në formën më të mirë fizike.
Mesfushori shqiptar nuk arriti ta lë prapa plotësisht lëndimin që e mori sa ishte me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, dhe me kthimin e Hakan Calhanoglus, stafi mjekësor ka vendosur që Asllani të bëj stërvitje të veçanta që të jetë i gatshëm 100 për qind për ndeshjet e ardhshme.
22-vjeçari nga Elbasani ka luajtur në vetëm gjashtë ndeshje në edicionin aktual në të gjitha garat, me 162 minuta në total.