Barcelona buzëqesh, Milani i hapur për të shitur Leaon

Barcelona buzëqesh, Milani i hapur për të shitur Leaon

Sport November 02, 2024 - 15:59

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka një listë me objektivat e ëndrrave që dëshiron të nënshkruajë për gjigantët katalunas dhe javët e fundit besohet se asaj i është shtuar edhe Rafael Leao për pozicionin e krahut të majtë të sulmit.

Në fillim të kësaj jave, u raportua se vetë Leao do të konsideronte largimin nga  Milani pasi marrëdhënia e tij me trajnerin Paulo Fonseca është prishur ndjeshëm javët e fundit.

Kjo i jep Barcelonës një dritare të vogël mundësish dhe tani duket se ajo tani mund të hapet më tej.

Sipas mediumit Relevo, Milani nuk e konsideron Leaon si të pa-shitshëm, që do të thotë se ata do të ishin të gatshëm të shisnin atë nëse do të arrinte një ofertë e pranueshme – qoftë nga Barcelona apo dikush tjetër i interesuar për yllin portugez.

Ka të ngjarë që Barcelona do të kërkojë nënshkrimin e një sulmuesi anësor të majtë në vitin 2025, pavarësisht formës së fortë të Raphinhas këtë sezon.

Leao do të ishte një shtesë e shkëlqyer, edhe pse klubit me siguri do t’i duhej të mblidhte një sasi të madhe fondesh në mënyrë që të mund të përballonte çmimin e kërkuar. /telegrafi