UEFA mohon me vendosmëri deklaratat për Vinicius Jr dhe rezultatet e Topit të Artë
UEFA ka mohuar me vendosmëri të ketë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me rezultatet e fundit të Topit të Artë ose ndonjë deklaratë për Vinicius Junior, pas raportimeve të komenteve të supozuara nga UEFA ose presidenti i saj, Aleksander Ceferin.
Gjatë ditëve të fundit janë publikuar deklarata të ndryshme në emër të UEFA-s dhe Ceferinit, por asnjëra nuk është lëshuar nga institucioni apo presidenti.
“Ne mohojmë kategorikisht deklaratat që qarkullojnë për komentet e supozuara të UEFA-s për rezultatet e Topit të Artë”, ka sqaruar fillimisht UEFA.
“As UEFA dhe as presidenti i saj nuk kanë dhënë deklarata apo komente për rezultatet e përzgjedhjes së çmimit. Çdo raport i këtij lloji është totalisht e pabazuar dhe nuk pasqyron realitetin”.
UEFA theksoi se këtyre raporteve u mungon baza dhe ata mund të ndërmarrin veprime ligjore.
“Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo pale të përfshirë në shpërndarjen e këtyre deklaratave të rreme”, thuhet tutje.
Organi drejtues ka mbajtur një qëndrim të fortë, duke synuar sigurimin e transparencës dhe parandalimin e dezinformatave në lidhje me integritetin e procesit të ndarjes së Topit të Artë. /telegrafi
ë BREAKING: UEFA statement regarding Ceferin’s ‘people should review Vinicius Jr’s season.’
— Madrid Xtra (@MadridXtra) November 2, 2024
“We categorically deny the statements that circulate about the alleged UEFA comments on the result of the Golden Ball results. Neither UEFA nor its President have issued statements or… pic.twitter.com/61ueGoMgJz