Tri arsyet pse Leao po lihet në bankë rezervë nga Fonseca
Raportimet e kësaj të shtune, nga media të njohura italiane, bëjnë me dije se Rafael Leao do të mbetet në bankën rezervë për ndeshjen e tretë me radhë.
Madje, mediat italiane raportojnë se ka një ‘luftë’ mes ylli portugez dhe trajnerit, Paulo Fonseca.
25-vjeçari u la në bankë rezervë në fitoren prej 1-0 të Udineses, derisa po ashtu ishte në bankën rezervë edhe për ndeshjen, që Milani e humbi ndaj Napolit.
Thuhet se Leao do të ishte në bankën rezervë edhe në takimin ndaj Bolognas, por ai takim u shtye për një datë të pacaktuar.
“La Gazetta dello Sport” sugjeron tri kualitete që Leao nuk i posedon, dhe kësisoji po e humb vendin startues te Milani.
Aftësia për t’u përballur me presionin, sakrifica në fazën e mbrojtjes dhe lëvizja e tij pa top për t’i mbyllur hapësirat.
Kjo gazetë po ashtu shton se Paulo Fonseca ka punuar me ish-MVP e Serie A, si në fushë, ashtu edhe me videoanalizë, për ta ndihmuar me paraqitjen e tij pa top.
Në mungesë të Leaos, parashihet që Noah Okafor ta nisë nga fillimi në ndeshjen ndaj Monzas, me Samuel Chukëueze në të djathtë dhe me Christian Pulisic në mes.