Arsenali synon portierin e Espanyolit në vitin 2025
Arsenali vazhdon të ndjekë portierin premtues të Espanyolit, Joan Garcian, me klubin që synon të sigurojë 23-vjeçarin si një rezervë për David Rayan për sezonin 2025, sipas “TBR Football”, transmeton “Zëri”.
Arsenali fillimisht synoi Garcian gjatë verës, por iu desh të drejtohej te Neto i Bournemouthit në ditën e fundit kur negociatat me Espanyolin u ndërprenë.
Garcia është vëzhguar nga afër nga ekipi i skautuesve të Arsenalit dhe trajneri i portierëve Inaki Canan, të cilët e identifikuan atë si shtesën ideale në formacionin e portierëve të Arsenalit. Pavarësisht se ra dakord për kushtet personale me Garcian, marrëveshja u ndërpre nga vendimi i Arsenalit për të mos paguar klauzolën e tij të lirimit prej 30 milionë eurosh, të cilën Espanyoli e mbajti të vendosur. /Zëri