Barcelona po monitoron nga afër Leaon

Barcelona po monitoron nga afër Leaon

Sport November 01, 2024 - 12:38

Barcelona po monitoron nga afër pozicionin e anësorit të Milanit, Rafael Leaon, në klubin italian, me një sy në një transferim të mundshëm verën e ardhshme, sipas “Diario Sport”, transmeton “Zëri”.

Reprezentuesi portugez thuhet se është përballur me tensione me trajnerin e ri të Milanit, Paulo Fonsecan, gjë që ka kontribuuar në pakënaqësinë e tij me situatën e tij në Serie A.

Leao përfaqësohet nga agjenti me ndikim Jorge Mendes, i cili më parë ka propozuar Leaon te Barcelona. Ndërsa klubi katalanas nuk ishte në gjendje të përmbushte klauzolën e tij të lirimit prej 175 milionë eurosh, ata mbeten me shpresë se ndryshimi i rrethanave në Milan mund të çojë në një çmim më të mundshëm për t’i siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.

Sulmuesi portugez aktualisht ka kontratë të vlefshme me skuadrën e Serie A deri më 30 qershor të vitit 2028. /Zëri