Ish-futbollisti i Valencias, 28-vjeçari Jose Castillejo vdes nga përmbytjet e tmerrshme
Talenti dikur i madh i Valencias, Jose Castillejo, vdiq gjithashtu në përmbytjet e tmerrshme që morën më shumë se 100 jetë në Spanjë gjatë kësaj jave.
Gjiganti spanjoll i futbollit, Valencia, u shfaq në rrjetet sociale dhe bëri homazhe për ish-lojtarin e tyre të ri. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Jose Castille, të cilit Valencia ia dha lamtumirën pasi vdiq në përmbytjet e mëdha te shkaktuara të martën.
“Na vjen keq për vdekjen e Jose Castillejos, një viktimë e fatkeqësisë natyrore të ditës. Ai kaloi të gjithë shkollën e klubit dhe luajti për shumë skuadra në komunitetin tonë lokal të Valencias”, thuhet në njoftimin e Valencias.
@valenciacf_en mourn the passing of José Castillejo, casualty of the flash floodings
— Valencia CF (@valenciacf_en) October 31, 2024
José Castillejo came up through the @Academia_VCF youth system up to U18 level and played for others teams in the region.
R.I.P. pic.twitter.com/El8OZRKbUC
Ai luajti për skuadra të shumta në Spanjë, duke përfshirë klubin e kategorisë së dytë Eldense. Ata kanë kontaktuar edhe me Eldensen dhe i kanë shprehur ngushëllimet familjes së tij.
Përveç Valencias, ku filloi karrierën dhe Eldense, ai luajti për Torre Levante, Paterna, Roda, Villamarxant, Colon dhe Bunol.
Sipas informacioneve të fundit, numri i vdekjeve tragjike nga përmbytjet e tmerrshme në Spanjë ka shkuar në 158. Shumë frikësohen se ky nuk është numri përfundimtar i viktimave.
Aktualisht ka më shumë se 1000 ushtarë në Valencia të cilët po përpiqen të shpëtojnë ata që janë në rrezik dhe ndoshta të parandalojnë një numër më të madh viktimash. Pamjet nga Valencia tregojnë se është fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e vendit. /telegrafi
ë Terribles noticias que nos llegan por la catastrófica DANA. El #CDEldense lamenta profundamente el fallecimiento a la edad de 28 años de José Castillejo, ex jugador azulgrana en la temporada 2015/2016.
— CD Eldense SAD ë (@CD_Eldense) October 31, 2024
Transmitimos nuestro más sentido pésame a sus familiares y amigos.… pic.twitter.com/AjwmeTbgyQ