Kampioni kundër liderit në xhiron e tetë në Procredit Superligë

Kampioni kundër liderit në xhiron e tetë në Procredit Superligë

Sport November 01, 2024 - 11:06

Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë takime interesante.

Derbi i kësaj xhiroje është ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit ose kampionit dhe liderit, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, transmeton "Zëri".

Mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Kjo është përballja kryesore e kësaj jave, ku atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë elektrizuese.

Të shtunën do të përballen Peja me Vëllaznimin. Pejanët nuk e kanë nisur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me dy fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje.

Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje. /Zëri

ProCredit Superliga - Java 8:

E shtunë

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Peja - Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

19:00 Golden Eagle Ylli – Bora.

Image