Musiala flet për të ardhmen e tij te Bayern Munich
Mesfushori i talentuar Jamal Musiala ka folur për të ardhmen e tij te Bayern Munich.
Musiala u shpreh se tani për tani është i lumtur te bavarezët, teksa theksoi se gjatë pushimit të dimrit do të mendojë për negociatat e rinovimit të kontratës.
“Kontratë e re këtu në Bayern? Jam shumë i lumtur. Shpresoj ta shihni edhe ju që jam i lumtur këtu”, u shpreh fillimisht 21-vjeçari anglezo-gjerman.
“Fokusi im ishte të bëhesha në formë pas lëndimit tim. Pastaj gjatë pushimit të dimrit mund të mendoj më shumë për negociatat”, vazhdoi tutje ai.
Musiala aktualisht ka kontratë të vlefshme me Bayernin deri më 30 qershor të vitit 2026. /Zëri
ë Jamal Musiala tells @ransport: "New contract here at Bayern? I'm really happy. I hope you see too that I'm happy here".
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 1, 2024
"My focus was on getting fit after my injury. Then during the winter break I can think more about the negotiations". pic.twitter.com/kqq8UYVyqP