Ekipi i Kosovës bllokohet në Aeroportin e Valencias pas përmbytjeve

Ekipi i Kosovës bllokohet në Aeroportin e Valencias pas përmbytjeve

Sport October 30, 2024 - 12:14

Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në Spanjën Juglindore, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë ndodhur atje.

51 persona raportohet se kanë vdekur deri tani atje.

Klankosova.tv merr vesh se si pasojë e këtyre përmbytjeve të bllokuar ka mbetur edhe ekipi i Auto Sportit të Kosovës.

“Po, është e vërtetë. Kishin mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve. Kanë pasur me u nis dje për me ardh në Kosovë, por kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Valencias”, tha për Klankosova.tv ky burim.

Ekipi i Kosovës ka marrë pjesë në njërën prej garave më të mëdha botërore “FIA Motorsport Games”, të mbajtur në Valencia të Spanjës.

Kosova u paraqit me shtatë garues në pesë disiplina të ndryshme, ndërsa veçohet paraqitja e dyshes Rion Tytynxhiu dhe Rubina Krasniqi, të cilët u renditën në tetë garuesit më të mirë në disiplinën karting sllallom.