Presidenti i La Ligës kritikon Realin: E kanë humbur mentalitetin
Sport
October 29, 2024 - 23:37
Pasi kishin kuptuar që Vinicius Juniori nuk do të ishte fituesi i Topit të Artë 2024, Real Madrid vendosi të bojkotojë ceremoninë në Paris, një veprim që është kritikuar nga shumëkush, përfshirë presidentin e La Ligës, Javier Tebas.
Në një intervistë për L’Equipe, Tebas shprehu qëndrimin e tij mbi këtë çështje.
“Jam tifoz i Real Madridit. Vlerat kryesore të këtij klubi janë të jesh xhentëlmen dhe të shtrëngosh duart kur humbet. Real Madridi e ka humbur këtë mentalitet prej kohësh”, ka thënë Tebasi.
Sipas tij, Madridi duhet të kishte marrë pjesë në ceremoni pa vënë në pikëpyetje sistemin e France Football, i cili përfshin votimin nga 100 gazetarë.
“Viktimizimi i Real Madridit është i panevojshëm dhe i tepruar,” shtoi ai.