FC Prishtina: FFK-ja nuk na licencoi pa të drejtë, vendosi KAS-KOK

FC Prishtina: FFK-ja nuk na licencoi pa të drejtë, vendosi KAS-KOK

Sport October 29, 2024 - 23:09

FC Prishtina nuk ishte licencuar për garat evropiane për edicionin 2023/24 edhe pse kishte fituar Kupën e Kosovës.

Që në atë kohë, FC Prishtina kishte shfaqur dyshimet e saj në lidhje me moslicencimin, pasi ishte bërë klubi i parë i kualifikuar në garat evropiane që iu ndalua pjesëmarrja, ndërsa në vend të tyre shkoi Dukagjini i Klinës, nga pozita e katërt në kampionat.

Sot, FC Prishtina ka lëshuar një komunikatë, ku shkruan se nuk është licencuar pa të drejtë nga FFK dhe këtë e ka vendosur KAS-KOK.

Më poshtë postimi i tyre në rrjetet sociale, ku shkruhet po ashtu se klubi do të kërkojë kompensim.

KËSHILLI PËR ARBITRAZH SPORTIV (KAS) I KOMITETIT OLIMPIK TË KOSOVËS

Ka marrë VENDIM që Padia e Klubit të Futbollit Prishtina sh.p.k. nga Prishtina me nr. 136/2023, e datës 08.06.2023 e KF Prishtina sh.p.k kundër Federatës së Futbollit të Kosovës – FFK është e BAZUAR.

Anulohet Vendimi me Nr. 539-2, i datës 26.05.2023 i Komisionit të shkallës së dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe Vendimi 534-2, i datës 19.05.2023 i Komisionit të Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA.

FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshmen të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit.