Gavi reagon duke uruar Rodrin për “Topin e Artë”, postimi i tij merr vëmendje shkaku i zënkës me Vini Jr
Mesfushori spanjoll Rodri ka fituar për herë të parë në karrierë e tij çmimin më të madh për futbollistë "Topin e Artë".
Ylli i Manchester Cityt ka marrë shumë urime nga e gjithë bota, por njëri ishte i veçantë.
Gavi reagoi shpejt për rezultatet e "Topit të Artë" duke e uruar Rodrin për fitoren.
Ai ndau një histori në Instagram, duke thënë: “Urime miku im! E merituar!”.
Postimi i Gavit mori shumë vëmendje pasi Vinicius Jr i tha mesfushorit të Barcelonës në El Clasico se të hënën do të shkojë për ta fituar "Topin e Artë".
Ndërsa ndeshja po i afrohej fundit, Gavi i kujtoi Vinicius humbjen 4-0 të Real Madridit. Në përgjigje, Vinicius tha me besim: “Po, po, por të hënën do të shkoj për 'Topin e Artë'”.
Gavi dhe Vini Jr ka disa vite që kanë krijuar një rivalitet të madh mes vete.