Rodri flet pasi fitoi Topin e Artë 2024: Futbolli fitoi sot
Ceremonia e sivjetme e “Topit të Artë” u mbajt në Paris.
Në kryeqytetin spanjoll, fitues i këtij çmimi u shpallë ylli i Manchester Cityt, Rodri.
Rodri la prapa tre lojtarët e Real Madridit, Vinicius Junior, Daniel Carvajal dhe Jude Bellingham.
Kjo është hera e parë në histori që mesfushori spanjoll e fiton këtë çmim.
Pas pranimit të çmimit, ai tha fjalët e para me epitetin e ri, duke falënderuar babain e familjen e tij.
“Një ditë, i thashë babait tim se do ta lë futbollin, ëndrra ime ka marrë fund. Por, ai më tha, vazhdo deri në fund. Tani sot, unë jam këtu, më duhet ta falënderoj”, tha ai fillimisht.
Por, ai edhe zbuloi se çfarë mesazhe pranonte sot gjatë ditës.
“Tërë ditën sot më kanë shkruar shoqëria ime, duke më thënë se ‘futbolli fitoi sot’”, shtoi ai më tutje.
Ai gjatë sezonit të kaluar e fitoi Premier Leaguen dhe “EURO-n” me Spanjën.
Përndryshe, Rodri është futbollisti i parë nga Premier League që e fiton këtë çmim, që nga Cristiano Ronaldo më 2008./Express/