Publikohen pamjet e para, fituesi i Topit të Artë arrin në Paris

Publikohen pamjet e para, fituesi i Topit të Artë arrin në Paris

Sport October 28, 2024 - 16:24

Sonte do të mbahet ceremonia e Topit të Artë në Paris me çmimin më të vlefshëm individual për futbollistë.

France Football do ta ndajë këtë çmim dhe për befasinë e të gjithëve çmimi nuk do të shkoj te Real Madridi.

Vini Jr ishte favoriti kryesor për ta fituar, por ai nuk do ta fitoj njësoj siç nuk do ta fitojnë as Jude Bellingham, Dani Carvajal e Kylian Mbappe.

RMC Sports ka raportuar se futbollistët e Realit e kanë bojkotuar këtë ngjarje pasi fituesi do të jetë mesfushori Rodri.

Ylli i Spanjës dhe Manchester Cityt tanimë ka mbërritur në Paris dhe janë publikuar pamjet e para.

Për Rodrin kjo do të jetë hera e parë që do ta fitoj Topin e Artë. /telegrafi