Fitorja e dytë radhazi për Yllin

Fitorja e dytë radhazi për Yllin

Sport October 27, 2024 - 20:58

Në një ndeshje mjaft dramatike, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore dramatike ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:79 (21:16, 19:18, 22:26, 21:19), në javën e shtatë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë interesant nga fillimi deri në fund, dhe me shumë kthesa, derisa përfundoi me fitoren e therandasve.

Te vendasit disa basketbollistë dhanë ndihmë kyçe në këtë fitore, kurse u dalluan Terrell Brown me 24 pikë dhe Gëzim Morina me 16 pikë, pesë kërcime e katër asistime, ndërsa te mysafirët u dalluan Lenzelle Smith me 17 pikë e nëntë kërcime dhe Jordan Johnson me 18 pikë e dhjetë asistime.

Golden Eagle Ylli ka katër fitore e tri humbje, derisa Proton Cable Prizreni dy fitore e pesë humbje. /Zëri