Chelsea fiton ndaj Newcastles, vazhdon ngjitjen në renditje

Chelsea fiton ndaj Newcastles, vazhdon ngjitjen në renditje

Sport October 27, 2024 - 17:14

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Newcastle me rezultat 2-1 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.  

Ndeshja nisi më mirë për Blutë e Londrës që arritën të shënonin me Cole Palmer që në start, por që goli u anlua për pozitë jashtë loje. 

Por nuk vonoi shumë dhe Pedro Neto asistoi te Nicolas Jackson i cili shënoi për 1-0. 

Por Alexander Isak arriti që t’i barazojë shifrat pas disa minutash, duke shënuar për 1-1. 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të filluar e dyta, Chelsea gjeti sërish golin e epërsisë. 

Romeo Lavia asistoi te Col Palmer i cili shënoi për 2-1, më të mirë të Chelseat. 

Në kohën shtesë Chelsea fitoi penallti, por që gjyqtari anuloi vendimin pasi shikoi rastin në VAR. 

Chelsea në fund mori një fitore të rëndësishme që e ngjitë në vendin e katërt në renditje me 17 pikë, ndërsa Neëcastle mbetet në vendin e 12-të me 12 pikë.