Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 10-të, sot luhet në Malishevë dhe Suharekë

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 10-të, sot luhet në Malishevë dhe Suharekë

Sport October 27, 2024 - 08:57

Xhiro e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot, me dy ndeshje të fundit që janë në program për tu zhvilluar.

Në program janë dy super sfida për tu zhvilluar dhe njëra nga to luhet në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë dhe tjetra në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Malisheva do ta luaj sfidën e dytë radhazi në shtëpi, dhe pas humbjes nga Prishtina kërkon fitoren ndaj Dritës.

Në anën tjetër gjilanasit në këtë takim vijnë pas dy barazimeve radhazi dhe kërkojnë këndelljen për të marrë tre pikët.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe ajo mes Suharekës dhe Prishtinës.

Vendasit kanë pësuar tre disfata radhazi dhe kërkojnë këndelljen në duel me kryeqytetasit.

Në anën tjetër Prishtina synon të largohet nga Suhareka e pamposhtur. /telegrafi