KH Rahoveci shkruan historinë në EHF Europe Cup – përmbys ekipin nga Belgjika

KH Rahoveci shkruan historinë në EHF Europe Cup – përmbys ekipin nga Belgjika

Sport October 26, 2024 - 21:59

KH Rahoveci ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë në EHF Europe Cup.

Klubi i hendbollit ia doli të mposhtë kundërshtarin nga Belgjika, Bocholtin me rezultat 37-25.

Ishte një ndeshje e luftuar, por KH Rahoveci e dinte qëllimin dhe synimin se ku duhet shkuar.

Në palestrën “Mizahir Isma” gumëzhinte turma, ndërsa lojtarët dhanë më të mirën për të arritur këtë moment historik.

Përkundër se në ndeshjen e parë pësuan humbje, ndeshja e dytë kishte një fytyrë krejt tjetër.

Me përkrahje masive, KH Rahoveci ia doli të kualifikohej në rrethin e tretë të garës, duke shpresuar që të shkojnë edhe më lartë. /telegrafi