Fisnik Asllani vazhdon shkëlqimin me Elversbergun, sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola ndaj Hamburgut
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer sot (e shtunë) me ekipin e tij Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar dy gola ndaj Hamburgut.
Elversberg ka fituar në shtëpi ndaj Hamburgut me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga 2.
Më meritori në fitoren e vendasve ishte padyshim sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi dy gola.
Goli i parë i sulmuesit shtatlartë erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes për të barazuar rezultatin në 1-1.
Asllani nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi në minutën e 53-të shënoi golin e dytë personal për epërsinë 2-1 të ekipit të tij, gol i cili rriti motivin e skuadrës drejt fitores.
Pas këtyre dy golave, Asllani ngjitet në listën e golashënuesve duke qëndruar në pozitën e katërt me 6 gola dhe 3 asistime deri tani. /telegrafi