Pedri, afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me Barçën
Sport
October 26, 2024 - 14:24
Ylli i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, është gati të vendosë një kontratë të re afatgjatë me klubin.
Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Klubi aktualisht është në bisedime me mesfushorin dhe ka besim se lojtari do të bie dakord për një marrëveshje të re së shpejti.
Pedri aktualisht ka kontratë të vlefshme me klubin deri më 30 qershor 2026. /Zëri