Formacionet zyrtare: Dukagjini - Ballkani dhe Gjilani - Llapi
Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të Superligës për xhiron e dhjetë.
Dukagjini dhe Ballkani dote përballen në Klinë.
Klinasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ismet Munishit vjen nga një fitore e madhe ndaj Llapit dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur zonës së rënies nga kategoria.
Në anën tjetër, ekipi i Artim Pollozhanit gjithashtu vjen nga një fitore në derbi ndaj Suharekës dhe synon të vazhdoj me fitore, për të ruajtur kreun e tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Dukagjini: Muhaxhiri; Pllana, Sinani, Syla, Hugo; Millaku, Xhemajli, Pefqeli; Elezaj, Berisha Mërlaku;
Ballkani: Koliçi; Halili, Jashanica, Potoku, Gjini; Ismajlgeci, Queven; Hamidi, Ribeiro, Tolaj; Adetunji.
Gjilani dhe Llapi do të takohen mes vete në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Gjilanasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një humbje befasuese në shtëpi nga Ferizaj dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive, me synim fitoren, pasi dëshiron t’i ikë sa më shpejt pjesës së poshtme të tabelës.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës gjithashtu vjen nga humbja me Dukagjinin në udhëtim dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim për të qëndruar në hap me ekipet e kreut të tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Roganovic, Shabani, Ibrahimi; Bilali, Kaçe; Bilalli, Rrahmani, Prapashtica; Jarovic;
Llapi: Laroshi; Emini, Jashari, Rama, Bytyqi; Ahmeti, Ramadani; Veliu, Baftiu, Gashijani; Tahiri.