Gjithçka gati për ceremoninë e “Topit të Artë”, aty ku i nominuar është edhe ylli shqiptar
Sport
October 25, 2024 - 10:02
Ceremonia e “Topit të Artë” do të mbahet të hënën, më 28 tetor, në Paris.
Në këtë event do të marrin pjesë 28 futbollistë, që do të konkurrojnë për trofeun më prestigjioz individual në botën e sportit.
Një nga ata është mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, i cili është përfshirë në listën e kandidatëve për “Topin e Artë”.
Xhaka luajti një rol kyç në suksesin e Bayer Leverkusen, duke kontribuuar në fitimin e Bundesligës sezonin e kaluar dhe France Football e ka nderuar me një nominim.
Ai është shqiptari i parë që merr një nominim për këtë çmim të rëndësishëm.
Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane dhe ato zvicerane, Xhaka do të duhet të kënaqet me listën e vendeve nga pas top 10-shes deri në top 20.