Të hënën turneu i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi
Të hënën do të mbahet Turneu XII Memorial i shahut për nder të veprimtarit Mustafë Ibrahimi.
Sipas një njoftimi të këshillit organizativ, turneu memorial në shah “Mustafë Ibrahimi” tani tradicional do të mbahet më 28 tetor 2024, në orën 17:00, në ambientet e Sallës së Shahut në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
NLB Banka është sponsorizuesi kryesor i Turneut Memorial dhe në bashkëpunim me strukturat dhe në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës, organizon eventin, për të përkujtuar njeriun e arsimit, ekonomistin dhe patriotin, ish të burgosurin politik Mustafë Ibrahimi.
Ky turne tashmë tradicional, sipas njoftimit, do të tubojë shumë shahistë nga Kosova.
Sistemi i garave: Blic sistem zviceran, 11 xhiro /3 min+2 sec blic.
“Për më të mirët do të ketë shpërblime, mirënjohje, medalje, kupa dhe premi”, thuhet një njoftim.