Nuk e nisi nga fillimi, por Edon Zhegrova ishte njeriu i momentit për Lillen në përmbysjen ndaj Atleticos
Lille e ka shokuar edhe Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, pas Real Madridit.
Skuadra franceze triumfoi 3-1 në udhëtim në Madrid, duke treguar se nuk ishte befasi triumfi ndaj Los Blancos.
Edon Zhegrova nuk e nisi këtë takim nga fillimi, por që u fut në minutën e 16-të në fushë në vend të të lënduarit – Remy Cabella.
Zhegrova shënoi për 1-1 në minutën e 61-të, duke lëshuar një predhë nga distanca, që e la të pashpresë Jan Oblakun për të intervenuar.
Fitoren e Lille e vulois më pas Jonathan David duke shënuar dy gola, një nga penalltia në minutën e 74-të dhe në të 89-të për 3-1.
Për këtë paraqitje brilante të Zhegrovës, SofaScore e notoi me 7.0 – përkundër se ylli i Kosovës do të meritonte më shumë, pasi nga ai edhe filloi rikthimi i Lilles.