FC Prishtina 01 pëson humbjen e parë në Main Round të Ligës së Kampionëve

FC Prishtina 01 pëson humbjen e parë në Main Round të Ligës së Kampionëve

Sport October 23, 2024 - 22:19

FC Prishtina 01 në futsal ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të Main Round të Ligës së Kampionëve, pasi u mposht nga skuadra kroate, MNK Olmissum.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën e Rinisë dhe Sportit përfundoi me rezultat 6-2.

Golat për skuadrën tonë i realizuan Rukovci në minutën e 32-të dhe Drilon Maxharraj në të 34-të.

Prishtina 01 nesër do ta zhvillojë ndeshjen e dytë e cila përballë do ta ketë Plzenin në Pallati e Rinisë dhe Sportit, në ora 20:00. /Zëri