Bayer Leverkuseni barazon në udhëtim te Bresti

Bayer Leverkuseni barazon në udhëtim te Bresti

Sport October 23, 2024 - 20:42

Bayer Leverkuseni nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Bresti, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Municipal du Roudourou” përfundoi me rezultat 1-1.

Fillimisht në epërsi kaloi Leverkuseni me anë të golit nga Florian Wirtz në minutën e 24-të.

Kurse, barazimi erdhi nga Lees Melou në minutën e 39-të.

Pas këtij barazimi, të dy skuadrat kanë nga shtatë pike, me atë vendase e cila renditet e treta, respektivisht e katërta. /Zëri