Arsenali dhe Liverpooli do të luftojnë për Kvaratskhelian në 2025

Arsenali dhe Liverpooli do të luftojnë për Kvaratskhelian në 2025

Sport October 23, 2024 - 19:22

Arsenali dhe Liverpooli thuhet se po përgatiten të konkurrojnë për anësorin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelian në vitin 2025, sipas “TBR Football”.

Anësori gjeorgjian është kthyer në një nga talentet më të kërkuar në futboll.

Pavarësisht se është në bisedime me Napolin për një kontratë të re për gati një vit, ende nuk është arritur një marrëveshje.

Edhe pse marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në vitin 2027, Kvaratskhelia po kërkon kushte të reja pasi ai mbetet një nga lojtarët më të paguar në Napoli, duke e bërë atë një objektiv për klubet më të mira të Premierligës. /Zëri