Mourinho zbulon planin e rikthimit në Premierligë
Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho hodhi një “bombë” duke zbuluar synimet e tij për t’u rikthyer në Premierligë një ditë, ndërsa ai lavdëroi Manchester Unitedit.
Mourinho u takua me shtypin të mërkurën përpara ndeshjes së Fenerbahçes kundër Unitedit në Ligën e Evropës. Djajtë e Kuq kanë vazhduar të luftojnë në vitet që pas largimit të tij, por trajneri portugez është i bindur se ish-skuadra e tij do të ketë sukses “herët a vonë” pasi ai zbuloi planin e tij për t’u rikthyer në Premierligë një ditë.
Unitedi e shkarkoi Mourinhon në dhjetor 2018 pas dy vite e gjysmë në klub. Më pas ai qëndroi vetëm 17 muaj në Tottenham dhe, ndërsa fitoi Europa Conference League me Romën, tani e gjen veten te Fenerbahçe. Megjithatë, ai ka bërë një fillim të turbullt të jetës në Turqi dhe stili i tij i lojës vështirë se përputhet me qasjen sulmuese të preferuar aktualisht nga shumë trajner të Premierligës, kështu që është interesante të dëgjosh se ai ende beson se mund të përfundojë përsëri në ligën angleze.
“Ndoshta ju mendoni se po bëj bllof ose po luaj lojëra me mendje”, tha 61-vjeçari. “Ata [United] kanë një ekip më të mirë sesa tregojnë rezultatet e tyre. Ne shikojmë gjithçka, ka punë atje dhe herët a vonë ata do të kenë sukses”. /Zëri