Real Madridi me dy mungesa të rëndësishme në El Clasico

Real Madridi me dy mungesa të rëndësishme në El Clasico

Sport October 23, 2024 - 15:56

Festa e Real Madridit mbrëmë nuk ishte e plotë.

“Los Blancos” e përmbysën rezultatin në mënyrë të jashtëzakonshme ndaj Borussia Dortmundit në “Santiago Bernabeu” duke fituar në fund 5:2, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Por, “Mbretërit” kanë pësuar kokëçarje pas lojës.

Në fakt, kampionët e Spanjës dhe të Evropës do t’i kenë dy mungesa të rëndësishme në El Clasicon e fundjavës ndaj Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, Reali do të luajë pa portierin Thibaut Courtois dhe pa sulmuesin e krahut, Rodrygo ndaj gjigantit katalunas.

Të dy u lënduan mbrëmë në duel me Dortmundin dhe pas analizave që ua bëri sot, stafi mjekësor i klubit konstatoi se ata nuk do të mundë të kontribuojnë në ndeshjen e madhe të fundjavës.

Barcelona aktualisht është lidere e La Ligas dhe e ka një start të jashtëzakonshëm të sezonit, ndërsa Reali gjendet prapa, i motivuar pas fitores së mbrëmshme.

Katalunasit do të luajnë sonte në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, në derbin e mesjavës, ndërsa më pas më 26 tetor do të kenë punë me Realin në “El Clasico”.