Real Madridi fiton me përmbysje spektakolare ndaj Dortmundit
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të cilat ishin në program për t’u zhvilluar sonte (e martë).
Real Madridi ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Dortmundit.
Ndeshja përfundoi me rezultat 5-2 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Golat për madrilenët i shënuan Rudiger (60’), Vinicius Junior (62’, 86’, 90+3’) dhe Vazquez (83’).
Kurse, për Dortmundin realizuan Malen (30’) dhe Gittens (32’).
Real Madridi e sheh vetën në vendin e 11-të me gjashtë pike, kurse Dortmundi ka gjashtë sosh si i gjashti në tabelë.
Fitore ka shënuar edhe Arsenali ndaj Shakhtar Donetskit me rezultat minimal 1-0.
Ndërsa, Paris Saint-Germani ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj PSV Eidhovenit. /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Juventus 0-1 Stuttgart.
Aston Villa 2-0 Bologna.
Girona 2-0 Slavan Bratislava.
Sturm Graz 0-2 Sporting.