Napoli do t'i ofrojë kontratë të re Khvaratskhelias

Napoli do t'i ofrojë kontratë të re Khvaratskhelias

Sport October 22, 2024 - 17:08

Gjigantët e Serie A Napoli janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re afatgjate lojtarit të tyre Kvicha Kvaratskhelias.

Kvicha me kontratën e re do të shohë një rritje të pagës së tij me mbi 5/6 milionë euro në sezon, sipas gazetarit dhe ekspertit, Fabrizio Romanos.

Negociatat janë aktualisht në vazhdim, megjithatë, pala italiane mbetet e bindur se lojtari do të vendosë në letër një marrëveshje të re së shpejti. /Zëri