Shakhtar Donetsk konfirmon interesimin e Man Cityt për Sudakovin
Drejtori i përgjithshëm i Shakhtar Donetsk, Sergiy Palkin, ka konfirmuar se Manchester City është i interesuar për nënshkrimin e Georgiy Sudakov.
22-vjeçari ukrainas ka qenë në formë të mirë që nga fillimi i sezonit 2024-25, duke grumbulluar nëntë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat. Qëndrueshmëria e tij në fushë ka tërhequr interesin nga kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, siç konfirmohet nga shefi i Shakhtarit, Palkin.
City është në kërkim të një opsioni cilësor të mesfushës dhe pritet të zhytet përsëri në tregun e transferimeve në dritaren e janarit pasi Rodri pësoi një dëmtim të ACL gjatë një përplasjeje në Premierligë kundër Arsenalit, që e përjashtoi atë për pjesën e mbetur të sezonit.
Duke folur për “GOAL” dhe “SPOX”, Palkin tha: “Manchester City është i interesuar për të, dhe klube të tjera nga Anglia gjithashtu po e shikojnë atë. Jam i sigurt se disa klube do të bëjnë oferta për të gjatë afatit kalimtar”.
Ai gjithashtu zbuloi se Shakhtar ishte shumë afër shitjes së Sudakovit në verë, megjithatë, një marrëveshje nuk u realizua kurrë. “Gjashtë muaj më parë ne negociuam një transferim me SSC Napoli, por kjo nuk funksionoi”, shtoi Palkin. /Zëri