Shkëndija nga Tetova hap dyert: Hyrje falas për duelin e Kupës me Shkëndijën e Haraçinës

Shkëndija nga Tetova hap dyert: Hyrje falas për duelin e Kupës me Shkëndijën e Haraçinës

Sport October 21, 2024 - 14:14

E mërkura sjell ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndeshja më interesante pritet të luhet në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, ndërmjet dy Shkëndijave, asaj të Tetovës qështë nikoqire dhe Shkëndija nga Haraçina.

Skuadra kuqezi nga Tetova ka dalë me një njoftim, duke ftuar sa më shumë spektatorë dhe për nder të tifozerisë mysafire, kryesia ka vendosur që hyrja të jetë pa pagesë.

Image

“KF Shkëndija bën thirrje për një atmosferë vëllazërore dhe bashkimi para ndeshjes së Kupës së Maqedonisë, që do të zhvillohet të mërkurën në Tetovë, ku do të përballemi me Shkëndijën e Haraçinës.

Si klub, dëshirojmë të inkurajojmë vlerat e respektit dhe solidaritetit mes tifozëve të dy klubeve. Jemi të lumtur që shorti na dha mundësinë pas një kohe të gjatë dy Shkëndijat të luajnë mes veti në një ndeshje zyrtare, derisa kjo është mundësi e shkëlqyeshme për një festë futbolli ku rivalitet sportiv do të sjellin vetëm 90-të minutat në terren. Në këtë frymë, kemi vendosur të mirëpresim publikun mysafir dhe madje i ftojmë të na bashkohen në këtë ndeshje të rëndësishme. Le ta bëjmë bashkërisht këtë ditë festë sportive”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës së Tetovës, ku mes tjerash kanë shtuar se ftojnë të gjithë dashamirët e futbollit të jenë pjesë e këtij momenti të veçantë, duke treguar se për vëllazëri nuk ka kufij.

Kujtojmë se në kuadër të 1/8 të Kupës së Maqedonisë luhet vetëm një ndeshje, ndërsa ky duel do të luhet me fillim në orën 14:00.