Ylli fiton në Gjakovë, mposht Vëllaznimi
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 72:77 (21:19, 11:21, 18:13, 22:24), në javën e gjashtë të ProCredit Superligës.
Mysafirët e nisën sfidën shumë më mirë me një seri prej 0:11, por më pas vendasit u rikthyen, ku çereku i parë përfundon 21:19. Therandasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, 11:21, për të shkuar në pushim me rezultat 32:40.
Pjesa e dytë ishte kryesisht e baraspeshuar, me kuqezinjtë që u rikthyen, ku shifrat 1 minutë nga fundi ishte 71:72, por Ylli në momentet vendimtare ishte më i mirë dhe fitoi 72:77.
Më i miri te vendasit ishte Jason Jitoboh me 21 pikë, ndërsa Lis Shoshi ishte më i miri për mysafirët me 18 pikë e 12 kërcime për 30 minuta sa luajti.
Vëllaznimi ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli tri fitore e tri humbje. /Zëri