Liverpooli me fitore komode në derbin ndaj Chelseat

Liverpooli me fitore komode në derbin ndaj Chelseat

Sport October 20, 2024 - 19:34

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore në derbin ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultat 2-1.

Golat për Reds i shënuan Salah nga penalltia (29’), dhe Jones (51’), kurse për Blutë realizoi Jackson (48’).

Kësisoj, me këtë fitore Liverpooli grumbullon 21 pikë si lider, kurseChelsea mbetet i gjashti me 14 sosh. /Zëri