Kosova fitoi tetë medalje në Kampionatin Ballkanit U-23, Çeku: Rezultati vjen nga puna e palodhshme e mjeshtrit botëror, Driton Kuka

Kosova fitoi tetë medalje në Kampionatin Ballkanit U-23, Çeku: Rezultati vjen nga puna e palodhshme e mjeshtrit botëror, Driton Kuka

Sport October 20, 2024 - 17:59

Kosova ka fituar tetë medalje, dy prej tyre arta në Kampionatin Ballkanit të Xhudos U23 i cili u mbajt për dy ditë në Pejë.

Për këtë sukses ka reaguar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sport, Hajrulla Çeku ku tha se rezultatit tregon primatin e Kosovës dhe ka falënderuar trajnerin Driton Kuka për punën.

“Peja këtë vikend ishte qendër rajonale e xhudos. Dhjetë shtete të rajonit garuan në Kampionatin Ballkanit të Xhudos U23. Xhudistët tanë fituan 8 medalje, dy prej tyre të arta, duke e rikonfirmuar primatin. Ky rezultat vjen nga puna e palodhshme e mjeshtrit botëror, Driton Kuka.

Përgëzime për Federatën e Xhudos, kryetarin Agron Kuka dhe gjithë ekipin për një organizim të shkëlqyer. Mbështetja jonë në kuadër të programit "Kosova shtet i xhudos" nuk do të ndalet”, ka shkruar ministri në Facebook. /Zëri