Ballkani fiton në derbin ndaj Suharekës, Dukagjini mposht Llapin
Sport
October 20, 2024 - 15:08
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, në kuadër të xhiros së nëntë.
Ballkani ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Suharekës me rezultat 1-0.
Golin arriti ta shënojë Bleart Tolaj në minutën e tretë.
Me këtë fitore, Ballkani e sheh vetën në vendin e parë me 17 pikë, kurse Suhareka e gjashta me 13 sosh.
Fitore ka shënuar edhe Dukagjini ndaj Llapit me rezultat 1-0. Hekuran Berisha ishte golashënuesi në minutën e 58-të.
Kësisoj, Dukagjini tani është i parafundit me nëntë pikë, kurse Llapi i pesti me 14 sosh. /Zëri