Milani fiton në frymën e fundit ndaj Udineses

Milani fiton në frymën e fundit ndaj Udineses

Sport October 19, 2024 - 20:07

Milani ka arritur të shënojë fitore minimale në duelin ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Chukwueze në minutën e 13-të.

Ndeshja mund të kishte përfunduar me rezultat të barabartë, pasi në minutat shtesë Udinese arriti të shënojë gol, mirëpo goli u anulua pas rishikimit të VAR-it, për t’i marrë Milani pikët e plota.

Me këtë fitore, Milani është në vendin e tretë me 14 pikë, kurse Udinese mbetet i gjashti me 13 sosh. /Zëri