PSG-ja i vihet pas sulmuesit të Interit

PSG-ja i vihet pas sulmuesit të Interit

Sport October 19, 2024 - 18:44

Kampionët francezë, Paris Saint-Germain janë të interesuar për Marcus Thuram, por sulmuesi i Interit nuk ka dëshirë të nisë një fazë të re të karrierës së tij në “Parc des Princes”.

Golashënuesi 27-vjeçar pati një fillim shumë të fortë në sezonin aktual, duke shënuar 7 gola në 7 ndeshje të Serisë A dhe duke shtuar 3 asistime.

Tani për tani, Thuram është golashënuesi numër 1 në ligën italiane, që sipas mediave në Itali e ngre çmimin e tij në rreth 80 milionë euro.

Çdo shitje do të ishte një fitim neto për Nerazzurrët pasi Thuram u nënshkrua si agjent i lirë në verën e vitit 2023.

Reprezentuesi francez respekton interesin e PSG-së, por nuk po mendon fare të largohet nga Interi. 27-vjeçari ka një kontratë deri në qershor të vitit 2028.