Man Utd më në fund i kthehet fitores, mposht West Hamin

Man Utd më në fund i kthehet fitores, mposht West Hamin

Sport October 19, 2024 - 18:16

Skuadra e Manchester Unitedit është rikthyer te fitoret pas një kohe të gjatë.

Unitedi i drejtuar nga trajneri Erik ten Hag të shtunën e mposhti Brentfordin me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së tetë të Premier Leagues.

Unitedi nuk kishte fituar në pesë ndeshjet e kaluara në të gjitha garat.

Golat për Unitedin i shënuan Alejandro Garnacho në minutën e 47-të dhe Rasmus Hojlund në minutën e 62-të. Për Hojlundin ishte goli i parë këtë edicion në Premier League. Ethan Pinnock në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë e realizoi golin e vetëm për Brentfordin.

Unitedi ka 11 pikë. Brentfordi ka një pikë më pak.