Dy superderbi të shtunën në ProCredit Superligë

Dy superderbi të shtunën në ProCredit Superligë

Sport October 18, 2024 - 15:04

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje interesante në fundjavë.

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje pritet të jetë shumë interesante ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”. Mitrovicasit kanë tri fitore e dy humbje, derisa pejanët dy fitore e tri humbje.

Sfidë shumë interesante pritet të shtunën në mbrëmje ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit janë e vetmja skuadër pa humbje në elitë, me pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse prishtinasit kanë katër fitore e një humbje. Takimi pritet të jetë i barabartë, me të dy skuadrat me traditë që duan fitoren.

Takime mjaft të rëndësishme shihen ato që zhvillohen të dielën. Vëllaznimi ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje.

Dy takimet janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lart në tabelë.

ProCredit Superliga - Java 6

E shtunë

17:00 Trepça - Peja

19:00 Bashkimi - Sigal Prishtina

E diel

17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli

19:00 Proton Cable Prizreni – Bora.

Image