Formacionet zyrtare: SC Gjilani - FC Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Formacionet zyrtare: SC Gjilani - FC Ferizaj

Sport October 18, 2024 - 12:24

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së vetme, që është në program për t’u zhvilluar sot (e premte) në Albi Mall Superligën e Kosovës, për xhiron e nëntë.

Gjilani e pret Ferizajn në stadiumin ndihmës në Gjilan, në orën 13:00.

Skuadra gjilanase renditet në vendin e shtatë me nëntë pikë, kurse Ferizaj është në një pozitë më poshtë, me dy pikë më pak (7).

Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. /Zëri

Image