Sot fillon xhiroja e nëntë në Superligë, një ndeshje në program
Foto: Laura Hasani

Sot fillon xhiroja e nëntë në Superligë, një ndeshje në program

Sport October 18, 2024 - 09:18

Sot (e premte) do të fillojë xhiroja e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program është vetëm një ndeshje për t’u luajtur.

Gjilani dhe Ferizaj do të përballen mes vete në stadiumin sintetik në Gjilan. Ndeshja fillon në orën 13:00.

Skuadra gjilanase renditet në vendin e shtatë me nëntë pikë, kurse Ferizaj është në një pozitë më poshtë, me dy pikë më pak (7). /Zëri