Kosova shumë afër arritjes historike në ranglistën e FIFA-s
Foto: Laura Hasani

Kosova shumë afër arritjes historike në ranglistën e FIFA-s

Sport October 16, 2024 - 20:20

Kosova është shumë pranë një arritje historike për të, pasi mban vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Shqipëria ka ngritur disa pozita. 

Fitoret ndaj Lituanisë dhe Qipros e kanë ndihmuar Kosovën që të ngjitet për katër pozita në ranglistën e FIFA-s. 

Në ranglistën e publikuar në shtator, Kosova ishte e 105-ta, ndërsa tani në listën që do të publikohet më 24 tetor, pritet të jetë në pozitën e 101-të. 

“Dardanët” nuk kanë qenë asnjëherë më afër pranisë mes 100 vendet e para në klasifikimin e FIFA-s në histori.

Kosova mund ta arrijë këtë gjë në nëntor me ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.  

Në anën tjetër edhe Shqipëria pas fitores ndaj Gjeorgjisë pritet të ngjitet për dy vende. 

Kësisoj, me pikët e fituara këtë muaj sipas përllogaritjeve të sistemit të FIFA-s, Shqipëria kthehet përsëri në vendin e 65-të në këtë klasifikim, duke bërë një lëvizje me dy shkallë më lartë.  

Shqipëria kishte pësuar edhe një humbje në këtë muaj, nga Çekia me rezultat 2-0./Telegrafi/