Kosova vendosi rekord personal me fitoren ndaj Qipros
Kosova për herë të parë ka arritur që t’i realizojë tri fitore radhazi në ndeshje zyrtare.
Dardanët po kalojnë nëpër një formë fantastike dhe këtë e dëshmuan në javët e fundit.
Fillimisht triumfuan 4-0 në udhëtim te Qipro, duke u rikthyer fuqishëm nga disfata me Rumaninë.
Tri ndeshje zyrtare të fituara rresht nga Kosova/ Rekord personal
Në këtë muaj, Kosova kompletoi të dy ndeshjet të muajit tetor, kur triumfuan 2-1 në udhëtim te Lituania.
Në përballjen e dytë, të zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët fituan 3-0, një gol më pak e sa ndeshja si mysafir.
Katër ndeshje miqësore të fituara radhazi
Kjo shënon një rekord për Kosovën në aspektin e ndeshjeve zyrtare, duke marrë tri fitore radhazi për herë të parë që nga pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Kishim katër fitore radhazi, por ato ishin të arritura në ndeshje miqësore, ndërsa kemi po ashtu edhe 15 ndeshje pa pësuar disfatë, duke llogaritur si duelet zyrtare dhe ato miqësore. /telegrafi